Izraeli nuk ndal sulmet! Të paktën 34 të vrarë në Gaza, mes tyre edhe palestinezët që prisnin ndihma ushqimore

Izraeli nuk ndal sulmet! Të paktën 34 të vrarë në Gaza, mes tyre edhe palestinezët që prisnin ndihma ushqimore

Agjencia e mbrojtjes civile e Gazës tha se të paktën 34 persona u vranë të shtunën, përfshirë edhe ata që prisnin të merrnin ndihma. Mijëra palestinezë mblidhen çdo ditë pranë pikave të shpërndarjes së ushqimit në Gaza, përfshirë katër të menaxhuara nga Fondacioni Humanitar i Gazës i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli. Që nga nisja në fund të majit, operacionet e saj janë shoqëruar me raportime pothuajse të përditshme se forcat izraelite qëllojnë mbi ata që presin të marrin ndihma. Kufizimet izraelite për hyrjen e furnizimeve në Gaza që nga fillimi i luftës gati dy vjet më parë kanë çuar në mungesë të ushqimit dhe produkteve thelbësore, duke përfshirë ilaçet dhe karburantin, të cilat spitalet i kërkojnë për të furnizuar me energji gjeneratorët e tyre....