Sulmi i Ramës ndaj News24, Peka: Heshtje kriminale e mediave dhe opozitës false

Sulmi i Ramës ndaj News24, Peka: Heshtje kriminale e mediave dhe opozitës false

Gazetari Çim Peka me një qëndrim të tij në rrjetet sociale ka reaguar me tone të ashpra pas zhvillimeve të sotme që përfshinë televizionin News24, që u përball me një situatë alarmante, por që për të cilën heshtën pothuajse të gjitha mediat në vend, përveç SYRI-t që ndoqi zhvillimet live që në momentet e para. Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Peka shkruan: ‘Çfarë turpi, çfarë nënshtrimi! Asnjë media nuk transmetoi live sot atë që ndodhi me ‘News24’. Me përjashtim të SYRI-t! Edhe këto partitë ‘opozitare’ si ajo e atij jargës së ‘call center’ heshtën deri në darkë, edhe pse ishte ekrani i tyre gjatë fushatës me qëllimin e dëmtimit të opozitës reale’, shkruan Peka me akuza të drejtpërdrejta ndaj pseudo-opozitës që, në...