Shkodër/ Po shkonte për të marrë detyrën, aksidentohet polici mbi vijat e bardha

Shkodër/ Po shkonte për të marrë detyrën, aksidentohet polici mbi vijat e bardha

Një punonjës policie është aksidentuar mbi vijat e bardha, në kohën që po shkonte për të marrë detyrën. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen ‘Partizani’ në Shkodër. Burime zyrtare nga policia thanë se, punonjësi i policisë me inicialet P. K., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 21:00, në lagjen ‘Partizani’, shtetasi B. N., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, ka përplasur shtetasin P. K., 60 vjeç, punonjës policie, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për të shkuar për të marrë shërbimin. Punonjësi i Policisë  ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave...