Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shpëtoi katër të plagosurit pas aksidentit në Fier, efektivi i policië: Bëra detyrën, nuk jam hero
Klaidi Mustaj, efektivi i policisë nga Fier, është kthyer në “heroin e ditës” pasi rrezikoi jetën për të shpëtuar katër persona që udhëtonin me një automjet tip “Benz”, i cili u përmbys mbrëmjen e kaluar në Qafën e Koshovicës. Mustaj ka rrëfyer momentet ku rastësisht u gjend pranë vendit të ngjarjes dhe u erdhi ne ndihmë katër të lënduarve, duke i shpëtuar nga një tragjedi e mundshme pasi pas përmbysjes mjeti rrezikonte të shpërthente në flakë. “Nuk mund ta quaj veten hero thotë ai pasi çdo punonjës policie, është i mirëtrajnuar për situata të tilla dhe duhet të veprojë me humanizëm dhe gjakftohtësi. Mbaj mend që kam bërë të mundur nxjerrjen e një fëmije nga mjeti fillimisht dhe për disa sekonda kam shuar zjarrin. Më pas...