Takimi Putin-Trump, Macron: E ardhmja e Ukrainës nuk vendoset pa ukrainasit

Takimi Putin-Trump, Macron: E ardhmja e Ukrainës nuk vendoset pa ukrainasit

Bota E Shtunë, 9 Gusht 2025 20:57 Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi sot se “e ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit”, vetëm pak ditë para samitit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut rus Vladimir Putin, që do të mbahet më 15 gusht në Alaska. Në një postim në platformën X, Macron bëri të ditur se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke u fokusuar te situata diplomatike përpara takimit SHBA–Rusi që synon t’i japë fund luftës në Ukrainë. Ai theksoi se edhe vendet evropiane duhet të jenë pjesë e zgjidhjes, pasi “siguria e tyre është në rrezik”, duke përmendur bisedat edhe me kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe kryeministrin britanik Keir Starmer. Zelensky, nga ana e tij, konfirmoi...