Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Flet efektivi i policisë që shpëtoi 3 qytetarë pas aksidentit në Fier: Bëra detyrën, nuk jam hero!
Një ditë pas aksidentit të rëndë në “Qafën e Koshovicës”, efektivi i policisë së qarkullimit, Klajdi Mustaj, ka treguar për mediat momentet kur rastësisht u gjend pranë vendit të ngjarjes dhe ndërhyri për të shpëtuar katër persona të lënduar. Pas përmbysjes së mjetit tip “Benz”, ai arriti të nxirrte fillimisht një fëmijë dhe më pas drejtuesin e automjetit e dy pasagjerët e tjerë, ndërsa shuajti edhe zjarrin që kishte nisur në motor, duke parandaluar një shpërthim të mundshëm. “Nuk mund ta quaj veten hero thotë ai pasi çdo punonjës policie, është i mirëtrajnuar për situata të tilla dhe duhet të veprojë me humanizëm dhe gjakftohtësi. Mbaj mend që kam bërë të mundur nxjerrjen e një fëmije nga mjeti fillimisht dhe për disa sekonda kam shuar...