Korçë/ Akuzohet se ngacmonte seksualisht dy gra, arrestohet i moshuari

Korçë/ Akuzohet se ngacmonte seksualisht dy gra, arrestohet i moshuari

Një i moshuar është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi akuzohet për ngacmim seksual. Në pranga është vënë shtetasi N. K., 78 vjeç, i cili sipas autoriteteve policore dyshohet se ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të përsëritur dy shtetase. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin N. K., 78 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të përsëritur dy shtetase. Materialet procedurale i janë referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.