Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Nuk ndihesh më i sigurt”/ Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele, tensione të ashpra në Britani
Pas një rasti të dyshuar sulmi seksual nga një azilkërkues në Epping, qytete në të gjithë Britaninë janë përfshirë nga një valë protestash kundër përdorimit të hoteleve për strehimin e burrave azilkërkues. Aktivistë lokalë, kryesisht banorë të zakonshëm, shprehin shqetësime për sigurinë e komuniteteve, ndërsa organizatat e të drejtave të njeriut paralajmërojnë për rritje të retorikës raciste dhe dhunës së ekstremit të djathtë. Rreth 200 hotele në Britani po përdoren aktualisht për të strehuar azilkërkues, një vendim i qeverisë që ka ngjallur pakënaqësi të thellë në disa komunitete. Në hotelin “Bell” në Epping, ku qëndronin azilkërkues burra, protestat shpërthyen pas arrestimit të një shtetasi etiopian, i akuzuar për sulm seksual. Rasti ndezi reagime të forta dhe organizime protestash në të gjithë vendin. Një prej protestueseve,...