U var me firmën e Kristaq Ramës, PD e Kukësit nesër ceremoni përkujtimore në nder të poetit Havzi Nela

U var me firmën e Kristaq Ramës, PD e Kukësit nesër ceremoni përkujtimore në nder të poetit Havzi Nela

 Nesër shënohet 37 vjetori i ekzekutimit për motive politike i poetit dhe mësuesit Havzi Nela. Më 10 gusht të vitit 1988 me firmën e xhelatëve të diktaturës hoxhiste, Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, babait biologjik të kryeministrit Edi Rama, Havzi Nela u ekzekutua me varje në sheshin kryesor të qytetit të Kukësit, vetëm dy vjet para shembjes së diktaturës.  E pikërisht nesër Partia Demokratike – Dega Kukës do të nderojë me respekt figurën e poetit dhe intelektualit të shquar. Në ora 10:30 do të zhvillohet një ceremoni përkujtimore në nder të sakrificës dhe veprës së tij, që mbeti një simbol i qëndresës ndaj persekutimeve dhe shprehjes së mendimit të lirë, informon PD, dega Kukës.   Ceremonia do të mbahet tek Busti i Havzi Neles, para Gjimnazit “Havzi...