Dhërmiu, mikpritje dhe bukuri natyrore në çdo stinë

Dhërmiu, mikpritje dhe bukuri natyrore në çdo stinë

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ndau sot pamje të mrekullueshme nga Dhërmiu, një nga zonat më atraktive të turizmit veror në vendin tonë, që po zgjeron ofertën turistike edhe përgjatë dimrit. Dhërmiu është një zonē ku gërshetohet natyra e egër malore, që ofron ajër të pastër e pamje të mrekullueshme, si dhe deti i kaltër dhe i pastër i Jonit. Fshati dhe gjiri i Dhërmiut është i mbrojtur në veri nga gadishulli i Karaburunit, teksa vija bregdetare vijon në jug, ku ofrohen atraksione si shpella e piratëve, për të vijuar në Gjipe, jalē e mandej në Himarë. Fshati është tepër tërheqës edhe në periudhën e dimrit, falë kishave karakteristike, shtëpive të riparuara me mjaft shije falë projektit të 100-fshatrave dhe me...