Rama vlerëson aktet heroike të 2 efektivëve Troci e Mustaj:Mirënjohës për shembullin

Rama vlerëson aktet heroike të 2 efektivëve Troci e Mustaj:Mirënjohës për shembullin

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar aktin heroik të efektivëve të policisë gjatë kohëve të fundit, i pari Agim Troci që u plagos duke luftuar me flakët në Sarandë dhe i dyti Klajdi Mustaj, që shpëtoi 3 udhëtarë teksa makina e tyre pas aksidentit mori flakë në aksin Levan-Fier. Kreu i qeverisë tha sot nëpërmjet një postimi në rrjetin Instagram, se Policia e Shtetit nuk përfaqësohet nga ata që e turpërojnë, por ehde nga gra, vajza, djem dhe burra që punojnë me përkushtim dhe nga heronj si dy rastet e mësipërme. “Kur një punonjës policie turpëron uniformën, me të drejtë të gjithë revoltohemi dhe padrejtësisht shumëkush shan të tërë policinë, por Policia e Shtetit nuk përfaqësohet nga ata që e turpërojnë, po nga mijëra burra, djem e vajza që punojnë...