Lëvizje diplomatike para samitit në Alaskë, JD Vance takohet me homologët evropianë

Lëvizje diplomatike para samitit në Alaskë, JD Vance takohet me homologët evropianë

Një takim i organizuar me urgjencë është zhvilluar sot në Angli mes zëvendëspresidentit amerikan JD Vance dhe ministrit të Jashtëm britanik David Lammy, në kuadër të përgatitjeve për samitin e javës së ardhshme në Alaskë, që pritet të fokusohet në luftën në Ukrainë dhe qëndrimin e Rusisë. Sipas zyrtarëve perëndimorë, qëllimi i takimit është të ofrojë një panoramë më të qartë për vendet europiane mbi qëndrimin e Shteteve të Bashkuara, si dhe për të ndarë informacionet që Uashingtoni ka mbi propozimet e fundit të presidentit rus Vladimir Putin. Ky zhvillim vjen pas një takimi të diskutueshëm të mbajtur të mërkurën në Moskë mes të dërguarit të Donald Trump, Steve Witkoff, dhe presidentit rus. Sipas burimeve diplomatike, Trump ka komunikuar më pas me liderët europianë përmes...