Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zjarret në vend/ 18 vatra aktive gjatë 24 oreve të fundit, situata kritike në Finiq ku rrezikohen banesat
18 vatra zjarri janë evidentuar gjatë 24 orëve të fundit, ku 11 prej tyre janë shuar dhe 7 mbeten ende aktive. Situata mbetet kritike në fshatin Navaricë, ku si pasojë e erërave zjarret po përhapen drejt fshatrave Livinë e Dhrovjan të Finiqit, duke rrezikuar banesat përreth. Për pasojë janë djegur ullishte dhe sipërfaqe me shkurre.Forca të shumta zjarrfikëse të Finiqit, Sarandës, Konispolit, Delvinës dhe Himarës janë në vend për shuarjen e zjarrit. Ndërkohë dhe kodrat e fshatit Sejmenas pjesë e njësinë administrative Fier-Shegan, në bashkinë Lushnje, janë përfshirë nga flakët, ku janë djegur sipërfaqe me ullinj dhe rreth 2 hektarë shkurre dhe bar të thatë.Nga raportimet ne terren, tre zjarrfikëse të Lushnjes, dhe banorët e fshatit kanë luftuar me flakët për t'i mbajtur larg banesave....