Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama: Plazhi i Darzezës, çdo vit e më shumë destinacion veror
Plazhi i Darzezës, vetëm 20 kilometra larg qytetit të Fierit, po tërheq çdo vit gjithnjë e më shumë pushues, si vendas ashtu edhe turistë të huaj. Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga ky plazh, ku shihet një numër i madh pushuesish nga të gjitha grupmoshat që shijojnë bukuritë natyrore të zonës. Me një shtrirje prej 13.7 km², Darzeza është e njohur për rërën e saj të imët dhe ujërat e kristalta. Ky plazh i veçantë nuk dallon vetëm për bukurinë natyrore, por edhe për pastërtinë dhe pyllin shekullor që e rrethon. Zona ofron kushte ideale për sportet e ujit, si kitesurfing, windsurf, dhe wakeboard, falë dallgëve të forta që krijohen nga era – një fenomen unik për bregdetin e Ballkanit. Në fundjavë, Darzeza është...