Policia gjen 5-vjeçarin nga Kosova të humbur në plazhin e Velipojës

Policia gjen 5-vjeçarin nga Kosova të humbur në plazhin e Velipojës

Policia e Velipojës ka ndërhyrë me shpejtësi për të gjetur një fëmijë 5-vjeçar nga Kosova, i cili ishte larguar nga prindërit në plazhin e Velipojës. Sipas njoftimit zyrtar, Salla Operative e stacionit të policisë u informua nga prindërit e tij se djali ishte humbur dhe nuk po mund ta gjenin. Menjëherë, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” nisën kërkimet intensive në zonën e plazhit. Falë reagimit të shpejtë dhe veprimit profesional, fëmija u lokalizua shpejt dhe u konstatua se ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Ai iu dorëzua familjes, e cila falënderoi Policinë për ndërhyrjen e menjëhershme dhe përkushtimin. Policia e Shtetit u ka bërë apel pushuesve që të tregojnë kujdes të shtuar për fëmijët, sidomos në zonat e mbipopulluara si plazhet, për të shmangur...