Veliera e tyre u bllokua në grykëderdhjen e Semanit, policia shpëton dy turistët gjermanë

Veliera e tyre u bllokua në grykëderdhjen e Semanit, policia shpëton dy turistët gjermanë

Dy turistë gjermanë janë shpëtura nga Policia Kufitare e Vlorës pasi veliera e tyre u bllokua në grykëderdhjen e lumit Seman. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur dy turistët nisën udhëtimin nga Korfuzi, Greqi, por për shkak të kushteve të vështira në grykëderdhjen e lumit, veliera ngeci dhe ata nuk mund të vazhdonin lundrimin. Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Vlorë mori sinjalin e nevojës për ndihmë dhe menjëherë dërgoi Njësinë e Patrullës Detare, e cila arriti të shpëtojë dy shtetasit dhe t’i çojë në breg, ku janë nën kujdesin e Kapitenerisë së Portit. Burime zyrtare konfirmojnë se gjendja shëndetësore e dy turistëve është e mirë dhe se ata po marrin ndihmën e nevojshme për të vijuar më tej udhëtimin.