Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kishin mbetur të bllokuar në det, policia e Vlorës ju shkon në ndihmë turistëve gjermanë
Policia e Vlorës ju ka shkuar në ndihmë dy turistëve gjermanë të cilët kishin mbetur të bllokuar në det në velieran e tyre pranë grykëderdhjes së lumit Seman. Nga verifikimet rezultoi se veliera ishte nisur nga Korfuzi, Greqi, dhe për shkak të kushteve të terrenit, prej mbrëmjes së djeshme ishte bllokuar në këtë zonë. Të dy shtetasit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të asistohen nga Kapiteneria e Portit Vlorë për veprime të mëtejshme. Njoftimi: Policia Kufitare e Vlorës u vjen në ndihmë dy shtetasve gjermanë, veliera e të cilëve kishte mbetur e bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme në grykëderdhjen e lumit Seman. Salla Operative e DVKM Vlorë mori njoftim se një velierë me flamur gjerman, në bord të së cilës ndodheshin...