Trump dhe Putin do të takohen në Alaska për të diskutuar mbi të ardhmen e luftës në Ukrainë

Trump dhe Putin do të takohen në Alaska për të diskutuar mbi të ardhmen e luftës në Ukrainë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të takohen javën e ardhshme në Alaska për të diskutuar mbi të ardhmen e luftës në Ukrainë. Takimi është planifikuar të mbahet më 15 gusht dhe u njoftua fillimisht nga Trump në rrjetet sociale, ndërsa më pas u konfirmua edhe nga Kremlini, i cili e cilësoi vendndodhjen “mjaft logjike” për shkak të afërsisë gjeografike të Alaskës me Rusinë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se çdo zgjidhje duhet të përfshijë Ukrainën, duke theksuar gatishmërinë për të bashkëpunuar me të gjithë partnerët për një “paqë të qëndrueshme”. Njoftimi për takimin erdhi vetëm disa orë pasi Trump sugjeroi se Ukraina mund të detyrohet të lëshojë territor për t’i dhënë fund luftës, e cila nisi...