Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Fier/ Plagosja me thikë mes 2 personave, arrestohet 40-vjeçari për tentative vrasje
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier, ku dy persona janë dëmtuar me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Komisariati i Policisë Fier, pas marrjes së njoftimit se dy persona kishin shkuar për mjekim në spital, nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve. Sipas hetimeve të kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Janari”, Fier, kur shtetasi A. M., 28 vjeç, ka pasur një konflikt me vëllezërit E. H., 40 vjeç dhe T. S., 38 vjeç, për motive të dobëta. Gjatë përplasjes, E. H. ka goditur me thikë A. M., ndërsa vëllai i tij, T. S., ka pësuar dëmtime të lehta në dorë...