Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet i riu në Devoll! Në banesë i gjendet edhe një armë gjahu pa leje
Policia e Devollit ka arrestuar në flagrancë një 24-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit në fshatin Tren, ku i riu mbante gjithashtu pa leje një armë gjahu. Denoncimi u bë nga vetë bashkëshortja, 19 vjeçe, e cila ka kallëzuar në polici se ishte dhunuar nga shtetasi F. H., 24 vjeç. Menjëherë pas kallëzimit, policia ka ndërhyrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës. Gjithashtu, blutë ushtruan kontrolle në banesën e 24-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu dhe një gjerdan me disa fishekë. Njoftimi i Policisë: Devoll/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi një ngjarje kriminale në familje Dhunoi bashkëshorten në banesën e tyre në fshatin Tren, ku mbante...