I dënuar dhe i shpallur ‘non grata’ si Berisha, Rusia në ‘ofensivë’ për shpëtimin e mandatit të Dodikut

I dënuar dhe i shpallur ‘non grata’ si Berisha, Rusia në ‘ofensivë’ për shpëtimin e mandatit të Dodikut

Ka filluar me reagimin e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, vazhdoi me një deklaratë jashtëzakonisht të ashpër të Ambasadës ruse në Sarajevë, dhe deri tani ka rezultuar me konsultime të jashtëzakonshme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Të gjitha këto janë pjesë e një “ofensive” diplomatike ruse për ta mbrojtur pozitën e Millorad Dodikut, liderit prorus të partisë kryesore serbe në Bosnje e Hercegovinë, i dënuar me burgim dhe i ndaluar nga veprimtaria politike, të cilit i është hequr mandati si president i entitetit të Republikës Sërpska, (i shpallur edhe non grata nga SHBA-të, sikurse Sali Berisha në Shqipëri). Më pak se 24 orë pas këtyre konsultimeve, të thirrura me kërkesë të Rusisë, Ministria e Jashtme e Bosnjës njoftoi...