Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Fatos Lubonja: Edi Rama mbyll televizionet ku punoj unë! Goditje e rëndë ndaj lirisë së medias
Analisti Fatos Lubonja ka reaguar ashpër lidhur me rrethimin e medias News24 dhe paralizimin e punës së gazetarëve, si pasojë e moslejimit të hyrjes në ambientet e punës dhe ndërprerjes së energjisë elektrike. Ai e cilësoi këtë si një goditje të rëndë ndaj lirisë së medias, duke kujtuar edhe precedentë të mëparshëm. “Kemi të bëjmë me një sulm jo të paprecedentë sepse precedentët Rama i ka rrjepur, boll t’ju kujtoj se unë punoj te News24 dhe para disa vitesh Edi Rama mbylli në mënyrë të dhunshme televizionin ku unë kam punuar atëherë, Agon Channel. Siç e dini, u bë gjyq në Amerikë për këtë punë, qeveria është dënuar me pagesën e qindra milionëve dhe asgjë s’ka ndodhur, në kuptimin e ndëshkimit të këtyre veprimeve, përkundrazi,...