Trafikonte armë zjarri drejt Italisë, arrestohet 30-vjeçari i dënuar dy herë si kreu i një grupi kriminal në një qytezë pranë Milanos

Trafikonte armë zjarri drejt Italisë, arrestohet 30-vjeçari i dënuar dy herë si kreu i një grupi kriminal në një qytezë pranë Milanos

Policia ka arrestuar një 30-vjeçar nga Malësia e Madhe, pasi trafikonte armë zjarri drejt Italisë. Blutë bëjnë me dije se Françesk Mecaj, 30 vjeç kishte precedent të mëparshëm në fushën e trafikimit të narkotikëve si dhe ishte i dënuar dy herë si kreu i një grupi kriminal që vepronte në qytezën e Lecco-s pranë Milanos. Njoftimi i Policisë: Finalizohet operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Dërgesa”, për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak Operacioni u zhvillua nga DVP Lezhë në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, DVP Shkodër dhe GdF Italiane, në koordinim me Interpol Tiranën dhe Zyrën e Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadës Italiane në Shqipëri. Dërgoi 5 armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak në Itali – kapet dhe vihet...