Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Eurostat: 86% e shqiptarëve përdorin internetin
Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se mbi 99% e të rinjve shqiptarë të moshës 16-29 vjeç përdorin çdo ditë internetin, një përqindje 2 pikë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila qëndron në 97%. Në të gjitha vendet e BE-së, përfshirë edhe Shqipërinë, të rinjtë kanë shumë më tepër gjasa të marrin pjesë në aktivitetet e rrjeteve sociale sesa popullsia e përgjithshme. Krijimi i profileve të përdoruesve, postimi i mesazheve dhe përfshirja në aktivitete të lidhura online janë praktikë e zakonshme për këtë grupmoshë. Megjithatë, Shqipëria shënon një hendek të madh në aftësitë digjitale të të rinjve. Vetëm 49% e tyre zotërojnë aftësi bazë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK), ndërsa mesatarja europiane arrin në 71%. Këto aftësi...