Pse Ardi Veliu me një duzinë policësh? Mjaftonte një përmbarues

Pse Ardi Veliu me një duzinë policësh? Mjaftonte një përmbarues

Nga Naim Noka Në orët e para të mëngjesit, Edi Rama na dha pamjen më të pastër të fytyrës së tij politike: një njeri që nuk e duron dot fjalën e lirë dhe që e sheh policinë jo si institucion të shtetit, por si trupë private për të shuar çdo zë jashtë kontrollit të tij. Ajo që ndodhi te godina e News24, Panorama, BalkanWeb dhe Gazeta Shqiptare nuk ishte një procedurë administrative. Ishte një operacion demonstrimi force, i menduar në errësirë dhe i zbatuar me shpejtësinë e një aksioni mafioz. Në fakt  bosi i madh Hysenbelliu  duhej të kishte nje studio alternative dreqi ta hajë edhe pse në fushatë e mikloi Padishahun. Inati i të Madhit është lunatik dhe i keq! Dhjetëra kolegë do të...