Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Trafiku i kokainës, Elton Arbana si ‘zar’ i Julian Ballës – Si i dha tenderin 1.2 mln euro për mbetjet
Një zhvillim i fundit nga SPAK ka nxjerrë në dritë një skemë komplekse që lidh krimin e organizuar me biznesin dhe pushtetin lokal. Fadil alias Julian Balla, i shpallur në kërkim si anëtar i grupit kriminal “Çopja” në Elbasan, rezulton të jetë pronar i disa bizneseve që kanë përfituar edhe nga fondet publike. Balla, i njohur gjithashtu si president i ekipit të futbollit “Erzeni”, ndodhet në arrati, ndërsa SPAK ka sekuestruar një sërë pasurish të tij, duke përfshirë kompleksin turistik “Ajman Park” në Shijak dhe një vilë në Dhërmi me vlerë rreth 1 milion euro. Këto prona dyshohet se janë ndërtuar me para të përfituara nga trafiku i drogës. Tenderi i dyshimtë me Bashkinë Shijak Një nga lidhjet më të forta të Ballës me fonde...