Përfshihen nga zjarri kodrat e fshatit Sejmenas në Lushnjë, rrezikohen banesat përreth

Përfshihen nga zjarri kodrat e fshatit Sejmenas në Lushnjë, rrezikohen banesat përreth

Një zjarr i madh ka përfshirë pak minuta më parë kodrat e fshatit Sejmenas, në njësinë administrative Fier-Shegan. Flakët kanë djegur ullishte dhe sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, ndërsa rreziku i përhapjes drejt banesave është i lartë. Në vendngjarje kanë mbërritur tre mjete zjarrfikëse të Bashkisë Lushnje, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.