Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tragjedia e vdekjes së 10-vjeçares në SHBA! Autoritetet zbulojnë se ajo abuzohej nga babai dhe njerka, kishte tentuar disa herë të arratisej
Tragjedia e 10-vjeçares Rebeka Baptiste në Arizona po trondit SHBA-në, pasi një raport i ri policor zbulon detaje të tmerrshme rreth abuzimit që ajo pësoi para vdekjes së saj, si dhe paralajmërimeve të përsëritura që u injoruan nga autoritetet. Një jetë plot frikë dhe abuzim Rebeka, një nxënëse e shkollës fillore, dyshohet se iu nënshtrua abuzimit të vazhdueshëm nga babai i saj 32-vjeçar, Richard Daniel Baptiste dhe partnerja e tij 29-vjeçare, Anisia Woods. Sipas dëshmitarëve, ajo u ishte lutur mësuesve të saj të mos e linin të kthehej në shtëpi dhe në një moment u hodh nga dritarja e katit të dytë për t’i shpëtuar. Më 27 korrik, policia e gjeti fëmijën pa ndjenja në një autostradë në Holbrook. Ajo u dërgua fillimisht në një...