Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            Mediat amerikane: Zelensky mund t’i bashkohet Trumpit dhe Putinit në Alaska
                            Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, do të zhvillojnë një takim më 15 gusht në Alaskë, raportoi CBS. Sipas burimeve, ekziston mundësia që në bisedime të marrë pjesë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, duke folur në kushte anonimiteti, tha për televizionin amerikan se planifikimi i takimit është ende “në zhvillim” dhe se përfshirja e liderit ukrainas mbetet e mundshme në një formë apo tjetër. Më herët gjatë javës, Shtëpia e Bardhë deklaroi se Trump është i hapur për takime si me Putinin, ashtu edhe me Zelenskyn. Megjithatë, të premten, kreu i shtetit amerikan la të kuptohej se bisedimet mund të nisin fillimisht vetëm me Putinin, duke u thënë gazetarëve:...