BE: Paqja, vetëm me Kievin në tryezë dhe sovran në vendime

BE: Paqja, vetëm me Kievin në tryezë dhe sovran në vendime

Bota E Shtunë, 9 Gusht 2025 14:23 Bashkimi Europian mbështet negociatat për paqe në Ukrainë, por thekson se ato duhen bërë vetëm me Kievin në tryezën e bisedimeve. Po ashtu, Brukseli thotë se Ukraina duhet të marrë vendime të pavarura dhe sovrane. “Bashkimi Europian vazhdon të mbështesë negociatat e paqes për t’i dhënë fund luftës së agresionit rus, me Ukrainën në tavolinë dhe ku ajo mund të marrë vendime të pavarura e sovrane, të cilat BE-ja do t’i mbështesë”, tha për agjencinë e lajmeve italiane, ANSA një zëdhënës i Komisionit Europian. Reagimi erdhi pas takimit mes Donald Trump dhe Vladimir Putin që pritet të mbahet me 15 gusht. Presidenti hodhi idenë se mund të duhet një shkëmbim territoresh nga ana e Ukrainës për të arritur...