Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zelensky: Ukrainasit nuk do t’ia dorëzojnë tokën pushtuesit
Bota E Shtunë, 9 Gusht 2025 14:48 Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka kundërshtuar të shtunën një samit të caktuar midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, duke paralajmëruar se çfarëdo marrëveshje për paqe pa Kievin do të prodhojë “zgjidhje të vdekura”. Takimi, i caktuar për të premten në Alaskë të SHBA-së, shihet si përparim i mundshëm pas javësh zhgënjimi për mungesën e veprimeve për t’i ndalur luftimet. Në një deklaratë të postuar në Telegram, Zelensky tha se integriteti territorial i Ukrainës, i përcaktuar në Kushtetutë, nuk mund të jetë pjesë e bisedimeve dhe theksoi se paqja e qëndrueshme duhet ta përfshijë edhe zërin e Ukrainës në tryezë e bisedimeve. Zelensky tha se Ukraina “nuk do t’ia japë Rusisë asnjë shpërblim...