Plagosja e 27-vjeçarit me armë në Tiranë: 3 të arrestuar, një tjetër në kërkim

Plagosja e 27-vjeçarit me armë në Tiranë: 3 të arrestuar, një tjetër në kërkim

Policia e Tiranës ka zbardhur plagosjen me armë zjarri zjarri të 27-vjeçarit Renato Çadra, e regjistruar mbrëmjen e së premtes në vendin e quajtur “Zona e Treshit”. I riu u paraqit vetë në spital i plagosur në këmbë. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se kanë identifikuar tre autorët, teksa ngjarja ka ndodhur pas një konlikti për motive të dobëta. Dy prej autorëve janë arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Po ashtu, në pranga është vënë edhe një shtetas tjetër për “moskallëzim krimi”. Më konkretisht, janë arrestuar shtetasit Bekim Nikolli, 47 vjeç dhe Alfred Lleshi, 42 vjeç, për veprat penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentative dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe shtetasi Ibrahim...