Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Flakët rrethojnë Athinën/ Zjarr në periferi të kryeqytetit grek, raportohet për viktima
Një person ka humbur jetën dhe qindra të tjerë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre pasi një zjarr i përfshiu zonën e Kerateas, në periferinë juglindore të Athinës, Kryeyqytetit Grek. Flakët shpërthyen rreth orës 14:00 me orën lokale të Greqisë të premten, në zonën Manoutso, dhe u përhapën me shpejtësi për shkak të erërave të forta deri në 80 km/h. Banorët në të paktën 7 zona të ndryshme janë evaukuar deri më tani nga Shtëpitë e tyre. Më shumë se 200 forca zjarrfikëse të mbështetur nga 11 avionë për shuarjen e flakëve dhe shtatë helikopterë janë në garë me flaket por gjithashtu edhe me kohën. Në betejën kundër flakëve, Greqinë po e ndihmojnë edhe forcat zjarrfikëvse të ardhura nga Çekia dhe Rumania me...