Unioni i Gazetarëve Shqiptarë të Diasporës: Sulmi ndaj News24, alarm kombëtar për lirinë e shprehjes dhe demokracinë

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë të Diasporës: Sulmi ndaj News24, alarm kombëtar për lirinë e shprehjes dhe demokracinë

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) ka reaguar pas sulmit të Policisë së Shtetit ndan News24. “Censura është arma e pushteteve të korruptuara – fjala e lirë nuk negociohet”, thuhet në një deklaratë. Reagimi Ndërhyrja e sotme e Policisë së Shtetit në ambientet e News 24 dhe Panorama Group, me ndërprerjen brutale të sinjalit televiziv, është një akt i rëndë politik, jo një procedurë teknike. Ai synon të godasë një media kritike dhe të dërgojë një mesazh frikësues për çdo zë të pavarur: kush guxon të ekspozojë korrupsionin dhe lidhjet e pushtetit me krimin, do të ndëshkohet.     Në çdo shoqëri demokratike, media e lirë është garancia themelore e llogaridhënies, mbrojtja e publikut nga abuzimi dhe korrupsioni. Në sisteme ku liria e...