Artistja e qirinjve në Korçë, pedagogia e ekonomisë që vijon pasionin e fëmijërisë

Artistja e qirinjve në Korçë, pedagogia e ekonomisë që vijon pasionin e fëmijërisë

Në Pazarin e Vjetër të Korçës aty ku tradita dhe elementet karakteristikë bashkëjetojnë në harmoni, Jorida Koçibelli pedagoge në profesion dhe artizane në shpirt ka krijuar një hapësirë të vogël plot ngjyra, dritë dhe ngrohtësi.  Me shpirtin e saj artistik, pedagogia e fakultetit të ekonomisë  prej më shumë se një dekade, tani ka gjetur balancën mes profesionit dhe pasionit të fëmijërisë, atë që të punojë qirinjtë në mënyrë artizanale duke krijuar forma nga më të ndryshmet. Qirinjtë nuk janë thjesht dekor, por kompozime të kuruara që përdoren si dhurata, zbukurime shtëpie apo për evente të veçanta. Stili i saj elegant dhe aromat afatgjata e kanë bërë të kërkuar në gjithë Shqipërinë por edhe të pëlqyer për turistët Jorida Koçibelli, dëshmon se pasioni i vërtetë mund...