Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Italia do të ndërtojë urën për në Sicili 13.5 miliardë euro
Një urë për në Sicili e ëndërrojnë prej dekadash politikanët iatalinë. Ministri i Komunikacionit Matteo Salvini deklaroi, se është dhënë leja për ndërtimin e urës. Kritikët druajnë për një kantjer ndërtimi pa fund. Ura për në Sicili është projekti i zemrës për ministrin e Komunikacionit Matteo Salvini. Ndërtimi i urës do të hyjë në histori, deklaroi ai (06.08.2025). Salvini bashkë me kryeministren Giorgia Meloni e ka shpallur këtë si një projekt prestigji. Që nga fillimi i qeverisjes së tyre ata kanë miratuar hap pas hapi pjesë të ndryshme të projektit. Së fundi u dha drita e gjelbër edhe nga forumi, që miraton në Itali paratë për projekte të mëdha kombëtare. Kësisoj projekti i urës është më pranë konkretizimit se kurrë më parë. “Ura do të...