Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Himara International Music Festival, një javë muzike dhe arti në zemër të rivierës shqiptare
Nga 21 deri më 28 gusht 2025, Himara do të kthehet në një skenë të gjallë muzikore, duke mirëpritur artistë të njohur nga mbarë bota për edicionin e saj të radhës të “Himara International Music Festival”. Ky festival, i lindur si një projekt muzikor për të bashkuar njerëzit rreth pasionit të përbashkët për muzikën, ofron një program të pasur dhe të larmishëm që përfshin zhanre si muzika klasike, tango, jazz dhe chanson. Që nga debutimi i tij në vitin 2022, festivali ka sjellë në Himarë emra të jashtëzakonshëm nga Shqipëria, Gjermania, Franca, Sllovenia, Izraeli, Japonia dhe Kuba. Magjia ndodh në një hapësirë intime, midis shtëpive karakteristike të vjetra dhe Kishës së Gjithë Shenjtorëve në Himarë-fshat, ku tingujt e muzikës ndërthuren natyrshëm me atmosferën historike dhe peizazhin bregdetar,...