Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
“Vajzat e fshatit tim”, këngë e paharruar nga Alida Hisku (teksti dhe kënga)
Alida Hisku ka filluar të këndojë që në festivalet e pionierëve në Tiranë. Tutje ishte aktive në festivalet e të rinjve dhe në shumë festivale të tjera në Shqipëri dhe jashtë saj. Ka marrë pjesë në 10 festivale kombëtare të RTSH-së. Ishte vetëm 13 vjeçe, kur zëri i saj jehoi në Festivalin e Këngës në RTSH. Me një cilësi të rrallë zëri, e dhuntie muzikore, Alida shkëlqeu për 10 vjet me radhë. Shumë kompozitorë e vlerësonin lartë të kënduarit dhe zërin e saj, dhe sikur garonin se kush do të krijojë këngë për timbrin dhe ngjyrën e zërit të saj. Ajo e kishte dhunti zërin e bukur dhe shpirtin e të madh artistik. Alisa ishte një emër i veçantë në skenën e muzikës. Sot kemi...