Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Arrestohet 78-vjeçari në Korçë, ngacmoi seksualisht dy vajza në mënyrë të përsëritur
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë arrestuar shtetasin Nexhat Kaso, 78 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme dhe ngacmim seksual ndaj dy vajzave, njëra 20 dhe tjetra 25 vjeç. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se ngjarja është një veprim i përsëritur dhe ka ndodhur në mënyrë të vazhdueshme. Të dy shtetaset kanë denoncuar rastin, dhe për këtë çështje po kryhen hetime të mëtejshme.