Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Avokatura e Shtetit reagon për ndërhyrjen e policisë në ambjentet e News 24
Avokatura e Shtetit ka reaguar pas ndërhyrjes së policisë në ambjentet e “News 24”. Godina e News24 u rrethua nga policia mëngjesin e sotëm dhe u kërkua lirimi i ambienteve të saj. Përmes një deklarate zyrtare, Avokatura e Shtetit njofton se me përfundimin e kontratës më datë 22 maj 2022, Ministria e Financave dhe Ekonomisë i ka komunikuar zyrtarisht shoqërisë kërkesën për lirimin e ambienteve brenda datës 25 korrik 2022, në përputhje me afatet kontraktuale. Pavarësisht këtij njoftimi, subjekti nuk ka kryer dorëzimin vullnetar të pronës, por ka vijuar ta mbajë atë në kundërshtim me ligjin. Deklarata e plotë: Në përmbushje të misionit të saj kushtetues dhe ligjor për mbrojtjen e interesave të Republikës së Shqipërisë, Avokatura e Shtetit informon opinionin publik mbi ecurinë dhe...