‘Kjo nuk është media e lirë’, Kokës: Vetëm kur i nënshtrohesh pushtetit, mund të ndërtosh e të bësh media

‘Kjo nuk është media e lirë’, Kokës: Vetëm kur i nënshtrohesh pushtetit, mund të ndërtosh e të bësh media

Gazetari Bledian Koka, në një deklaratë për mediat, u shpreh se situata e krijuar ndaj televizionit News24 është një tregues i qartë i presionit politik dhe institucional që po ushtrohet mbi median e lirë në vend. Sipas tij, ky nuk është vetëm një sulm ndaj një televizioni të pavarur, por një sinjal alarmi për të gjithë shoqërinë shqiptare mbi mënyrën se si pushteti po përpiqet të kontrollojë fjalën e lirë dhe pronën private. Pjesë nga deklarata: Është një ditë e keqe jo vetëm për median, por për të gjithë Shqipërinë. Është një ditë që na tregon se çfarë prodhon ky shtet pa logjikë, pa ndjeshmëri, dhe që ka vendosur se çfarë dhe kush do të ekzistojë në vend. Rasti i News24 nuk është i pari....