Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Fier/ Zjarri në pyjet Lofkend-Drenie, vijon prej 4 ditësh, rrezikohet përhapja e tyre
Në Qarkun Fier, vatra e zjarrit në ekonominë pyjore Lofkend-Drenie ka vazhduar të mbetet aktive për 4 ditë rresht, duke shkaktuar shqetësime për autoritetet dhe banorët e zonës. Aktualisht, në operacionin për shuarjen e flakëve po marrin pjesë 3 mjete zjarrefikse, 30 efektivë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shëndetësisë, 25 trupa të Forcave të Armatosura, si dhe 20 forca bashkiake. Zona e prekur është një masiv pyjor me terren të vështirë, i cili ka bërë të pamundur përdorimin e mjeteve zjarrefikse dhe trupave operacionalë për një përpjekje të plotë kundër flakëve. Pavarësisht se aktualisht zjarri ka intensitet të ulët, pritet që me erën e pasdites situata të përkeqësohet dhe rreziku i përhapjes së tij të rritet. Fatmirësisht, deri tani nuk ka informacione për dëme në...