Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Wall Street Journal: Putin kërkon Donjetskun dhe Luhanskun si kusht për paqe me Ukrainën
Bota E Shtunë, 9 Gusht 2025 11:57 Një propozim që tërhiqet pjesërisht nga kërkesat e tij fillestare thuhet se u vu në tryezë nga presidenti rus, Vladimir Putin gjatë një takimi që pati në Kremlin me të dërguarin e posaçëm, Steve Witkoff, sipas një raporti nga Wall Street Journal, me qëllim që të bien dakord për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive në Ukrainë. Kushti kryesor parashikon tërheqjen e trupave ukrainase nga rajoni lindor i Donbasit, ndërsa Moska do të mbajë kontrollin e Donjetskut, Luhanskut dhe Krimesë. Putin ia përcolli propozimin e tij Witkoff gjatë një takimi që patën në Moskë të mërkurën. Konkretisht, propozimi rus parashikon një armëpushim të plotë nëse Ukraina tërheq forcat e saj ushtarake nga e gjithë provinca lindore e Donjetskut....