Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
7 vatra zjarri aktive, problematika në disa qarqe
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka njoftuar se situata e zjarreve në vend mbetet problematike. Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 18 vatra, ku 11 janë shuar, ndërsa 7 mbeten aktive. Vatrat aktive dhe ndërhyrjet në terren Qarku Vlorë: Në fshatin Navaricë të bashkisë Finiq, zjarri është aktiv dhe situata është problematike për shkak të erës. Në ndihmë të forcave në terren, po shkon një helikopter i Forcës Ajrore. Gjithashtu, një avion kroat “Canadair” po ndihmon në operacionet ajrore. Qarku Fier: Në fshatin Lofkënd të bashkisë Mallakastër, zjarri është izoluar në pjesën më të madhe të tij falë ndërhyrjes nga ajri dhe angazhimit të 25 efektivëve të Forcave të Armatosura. Qarku Lezhë: Në fshatin Malaj Epërm të bashkisë Mirditë, zjarri është aktiv në një...