Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Jessie J zbulon se e pret një tjetër operacion dhe tregon planet për vitin
Këngëtarja e njohur britanike Jessie J ka bërë të ditur se do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje tjetër kirurgjikale, pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar. Në një postim në Instagram, ajo u shpreh e vendosur për të përballuar sfidat që e presin këtë vit. “Këtë vit, do të kem një operacion tjetër. Mund ta përballoj. Mund të rris një fëmijë të vogël. Mund të publikoj edhe muzikë të re,” shkroi artistja, duke theksuar se e rëndësishme është të jetë realiste me rolet dhe përgjegjësitë që ka. Në videon e ndarë nga ajo, u shfaq edhe data 29 gusht, që besohet të jetë dita e publikimit të albumit të saj të ri. Jessie J ndodhet aktualisht në fazë rikuperimi, shtatë javë pas një operacioni për kancer...