Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Herman Hesse, zëri i shpirtit njerëzor që nuk heshti kurrë
Më 9 gusht 1962, bota humbi një nga shkrimtarët më të thellë dhe më ndikues të shekullit XX, Herman Hesse. Edhe pse më shumë se gjysmë shekulli ka kaluar që nga ndarja e tij nga kjo botë, ndikimi i veprave të tij vijon të ndriçojë mendjet dhe zemrat e lexuesve në mbarë globin. Herman Hesse lindi më 2 korrik 1877 në qytetin Calw të Gjermanisë, në një familje me rrënjë të thella fetare dhe kulturore. Që në rini tregoi shpirt rebel dhe një ndjeshmëri të theksuar ndaj dilemave ekzistenciale të njeriut. Këto përplasje të brendshme u shndërruan më vonë në thelbin e krijimtarisë së tij, transmeton KultPlus. Në veprat e tij si “Demian”, “Siddhartha”, “Steppenwolf”, “Narcisi” dhe “Goldmundi”, apo “Loja e Rruazave të Qelqta”, Hesse...