Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Testi i acidit’ i turizmit, pas suksesit, po vjen rreziku i bumerangut
Nga një histori suksesi me rritjen dyshifrore të flukseve turistike dy vitet e fundit, turizmi shqiptar po përballet sot me një provë të vështirë: një “test acidi”. Ky është një term i huazuar nga financat, që përdoret për të matur aftësinë e një biznesi për të përballuar detyrimet afatshkurtra duke u mbështetur vetëm te burimet më të qëndrueshme dhe më likuide – pa pasur nevojë për të shitur aktive më pak likuide për t’i shndërruar në para. I përkthyer në kontekstin e turizmit, testi i acidit është një mënyrë për të kuptuar nëse sektori ka mjaftueshëm “kapacitete reale” për të përballuar pritshmëritë afatshkurtra, presionet dhe sfidat që po shfaqen, pa u mbështetur më tek entuziazmi kalimtar, reklama organike apo rritja mekanike e numrave. Ky është...