Ndahet nga jeta ish-drejtori i FBI dhe CIA, William Webster

Ndahet nga jeta ish-drejtori i FBI dhe CIA, William Webster

William Webster, i vetmi person që ka drejtuar si FBI-në dhe CIA-n, ka ndërruar jetë në moshën 101-vjeçare. Ai konsiderohet si një prej figurave më të rëndësishme të sigurisë kombëtare amerikane. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u bë publike nga vetë familja Webster. William Webster u emërua në krye të FBI-së në vitin 1978 nga Presidenti i atëhershëm amerikan Jimmy Carter, në një kohë kur imazhi i Byrosë Kombëtare të Hetimit ishte thellësisht i dëmtuar për shkak të zbulimeve të Kongresit për korrupsion dhe përgjime të paligjshme ndaj qytetarëve amerikanë, gjatë drejtimit afatgjatë të J. Edgar Hoover. Si gjyqtar federal i emëruar nga republikanët në shtetin e Misurit, Webster synoi të rikthente besimin publik te institucioni. Sipas ‘The Washington Post’, një nga veprimet...