Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Plagoset me armë zjarri 29-vjeçari në Tiranë, merr plumb në këmbë
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në kryeqytet mbrëmjen e së premtes. Policia njofton se rreth orës 23:00, është paraqitur në spital shtetasi R. Ç., rreth 27 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Zona e Treshit”. 27-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në gjithë zonën përreth janë ngritur postoblloqe me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes me qëllim dokumentimin e plotë të saj.