Policia rrethon godinën e News24, bllokon hyrjen e gazetarëve dhe ndërpret energjinë

Policia rrethon godinën e News24, bllokon hyrjen e gazetarëve dhe ndërpret energjinë

Në orët e para të mëngjesit, Policia e Shtetit ka nisur një aksion ndaj grupit mediatik News24, duke rrethuar godinën ku ndodhen redaksitë e News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare. Uniformat blu kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të ambienteve. Në krye të operacionit ndodhet ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, aktualisht drejtues i shoqërisë private “KAYO”, e cila shprehet se godina është pronë e një kompanie prodhimi armësh. Policia ka bllokuar hyrjen e gazetarëve në ambientet e punës, ku veprimet janë shoqëruar edhe me ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike, duke paralizuar aktivitetin e mediave të përfshira.